Kabina elektrike e fshatit Valare në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ndonëse shërbimi zjarrfikësja mbërriti, kabina ishte djegur pothuajse totalisht.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Ndërsa mësohet se kjo është hera e dytë brenda këtij viti që kjo kabinë digjet.

Deri në zëvendësimin e pajisjeve brenda saj, banorët e fshatit dhe zona e Lunxhit do të jenë pa energji elektrike.

Artikulli paraprakLUFTA PËR DROGËN SHQIPTARE, VRITET 25-VJEÇARI NË ITALI
Artikulli tjetërDIGJET QËLLIMISHT AUDI Q-7. POLICIA NË KËRKIM TË AUTORIT