Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e pasdites në qytetin e Durrësit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit.
Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndërkohë kanë mbërritr forcat e zjarrfikëses si dhe ato të rendit.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.