TRIUMF LEKIQI SHKOI PËR TË SHUAR ZJARRIN, I PLAS BOMBULA E GAZIT Një punonjës i repartit të zjarrëfikëses në Shkodër ka rrezikuar jetën e tij për të shuar flakët e një zjarri. Komandati i grupit të shërbimit Triumf Lekiqi ka pësuar djegje të konsiderueshme në trup dhe fytyrë pasi ka marrë flakë nga presioni i madh pas shpërthimit të një bombule gazi.
Ngjarja ndodhi në një banesën e Servete Markaj në fshatin Zues të Komunës Rrethina. Pas flakëve të para, nga kjo dritare Lekiqi ka tentuar që të shuaj zjarrin. Në ato moment bombula ka shpërthyer dhe flakët kanë shkuar në drejtim të tij. Menjëherë 2 zjarrëfikësit e tjerë i kanë dhënë ndihmën e shpejtë për ta dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Komandanti Muhamet Smajli tregon ngjarjen. Triumf Lekiqi pas flakëve që mori në kokë dhe trup për të shpëtuar anëtarët e familjes Markaj aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën por djegiet që ka pësuar janë të konsiderueshme. Komandanti Smajli bën apel për vështirësitë. Zjarrëfikësi Triumf Lekiqi shpëtoi tre persona që ndodheshin në banesë e ndërkohë që rrezikoi jetën e tij. Raste të tilla për repartin e zjarrëfikësve ka shpesh herë dhe misioni i tyre është tejet i vështirë duke marrë parasysh edhe kushtet në të cilat punojnë ndaj meritojnë më shumë vëmendje dhe kërkesat e tyre të plotësohen.