Federata Ndërkombëtare e Xhudos shpall Majlinda Kelmendin si “xhudistja më e mirë e sotme”.
“Ju të gjithë e dini tregimin tim. Jam nga Kosova dhe kam fituar gjithçka, por ky çmim sonte për mua është Everesti” tha në fjalën e saj pas çmimit, Majlinda Kelmendi. Ceremonia u mbajt në Budapest.
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën përcolli një urim për vajzen kosovare e cila e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin.
“Është e sata herë që Majlinda Kelmendi, e bën krenar familjen, shtetin dhe kombin! Çmimi “Xhudistja më e mirë e sotme” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, është edhe një sukses kulmor i Majlindës dhe i sportit të Kosovës në përgjithësi.
Ajo po na jep një shembull si lartësohet Kosova! Me fat Xhudistja më e mirë sot, Majlinda Kelmendi.