Një person i armatosur po mban peng mbi dhjetë persona në një autobus në Rio de Janeiro dhe kërcënon se do ti vërë flakën mjetit, bën të ditur policia.

Policia federale tha se po vijojnë negociatat me burrin i cili që prej orëve të para të mëngjesit vijon të mbajë peng autobusin në një urë që ka shumë lëvizje të automjeteve që lidh periferinë e Sao Gonçalo me qendrën e qytetit të Rio de Janeiro.

Të paktën 6 pengje janë liruar deri tani ndërsa policia thotë se pengmarrësi ka hedhur benzinë në autobus dhe kërcënon ti vërë flakën. Zyrtarët thanë se pengmarrësi ka identifilkuar veten si një polic, por ende nuk është konfirmuar. Ai gjithashtu raportohet se është i armatosur me një armë dhe një thikë.

Burri nuk ka bërë ende një kërkesë të veçantë dhe ka mundësi që të ketë probleme psikologjike, than një zëdhënës i policisë .

Ndërkohë që kanë nisur negociatat është pozicionuar dhe një snajper. Trafiku është bllokuar në të dyja anët e urës dhe qindra makina presin.
San Goncalo është një lagje e dhunshme dhe e varfër.

Artikulli paraprakBIE NË GROPËN ME SERË, VDES 68-VJEÇARJA
Artikulli tjetërI VË FLAKËN BANESËS, SHPËTOHET NGA POLICIA 46-VJEÇARI