Qeveria e re italiane e kryeministrit Paolo Gentiloni mori votëbesimin e njërës prej dhomave të parlamentit.

Me 368 vota pro dhe 105 kundër kabineti i ri kaloi provën e parë të besimit. Kundërshtuesit e qeverisë së re, Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet braktisën sallën në shenjë proteste, të vetmet replika ishin ato përmes tabelave të shfaqura nga forca e vogla politike, që kërkuan votime të menjëhershme. Në fjalën e tij përpara përfaqësuesve të dhomës, Gentiloni e vuri theksin te përgjegjësitë e mëdha që i janë ngarkuar. Kreu i qeverisë përsëriti se do të qëndrojë në pushtet derisa të ketë besimin e Parlamentit. “Politika është përballje, jo urrejtje. I duhet dhënë fund dhunës verbale, duhet të qetësojmë atmosferën në vend. Parlamenti nuk është rrjet social, tha kryeministri.” Prioriteti që Gentiloni vendosi për kabinetin e tij është ndërhyrja në zonat e goditura nga tërmeti. Tashmë radhën e ka Senati i cili do të votojë qeverinë e re të mërkurën.

Artikulli paraprakVUÇIÇ BRAKTIS CEREMONINË E MBAJTUR NË BRUKSEL
Artikulli tjetërSIRI, REBELËT PRESIN EVAKUIMIN NGA ALEPO