Një autobus është përfshirë nga zjarri në Gjermani dhe në mesin e shumë personave të cilët gjendeshin në këtë autobus, ishin edhe dy shqiptarë nga Kosova.

Shqiptarët e përfshirë në këtë rast kanë thënë se ishte vërtetë një rrezik i madh, shkruan Bota sot, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.

Ndërsa përfshirja e autobusit nga zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një problemi të motorit të autobusit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit ‘Bad Camberg’, vend ky në rrethinë të Limburg-Weilburg në Hessen të shtetit gjerman.

Artikulli paraprakKONTROLL SHTËPIVE, ARRESTOHET 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërANTIMAFIA, OPERACION I FUQISHËM NË PULIA, ARRESTIME