Një zjarr ka përfshirë banesen e shtetasit R.S., në fshatin Gostim, Cërrik.

Në banesë kanë qenë dy të moshuar, që jetonin vetëm. Behet e ditur se dy të moshuarit kishin harruar hapur bombulën e vogël të kafës, ndërkohë kur e kanë ndezur ka shpërthyer.

Si pasojë e zjarrit në përpjekja për ta shuar shtetasi R.S është lënduar lehtë i cili u dergua për mjekim në Spitalin e Cërrikut.

Fillimisht u kanë ardhur në ndihmë fqinjët. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjartit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së bombulës së vogël të gazit.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET RËNDË NJË EMIGRANT ME MAKINË
Artikulli tjetërARRESTOHET I KËRKUARI NË GREQI NË KAKAVIJE, BËRI REZISTENCË NDAJ POLICISË