Një enë me vaj e harruar në sobën e ndezur, ka bërë që një grua shqiptare të përfundojë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa burri i saj është jashtë rrezikut. Flakët kanë bërë që fqinjët të njoftojnë policinë dhe zjarrfikësit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Treviso, Itali ku jetonte çifti i shqiptarëve.
Sipas asaj që raportojnë mediat e vendit fqinj, alarmi është dhënë rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm.

Përveç zjarrfikësve dhe policisë në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe auto-ambulanca. Pas mjekimit të parë në vend, gruaja shqiptare është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë siguruar banesën.

Artikulli paraprakTË DËNUAR PËR VRASJE, ARRATISEN DY TË MITURIT NGA BURGU
Artikulli tjetërPO KALONTE KUFIRIN ME KARTË IDENTITETI FALSO, ARRESTOHET