Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli i ka hapur rrugë vaksinimit kundër koronavirusit të fëmijëve mbi 5 vjeç. Të miturit do të marrin vaksinën e Pfizer dhe sipas ekspertëve do të përdoret vetëm 1/3 e dozës ose një dozë prej 10 mikrogramësh. Ndërsa për fëmijët +12 vjeç d të përdoret një dozë e plotë e vaksinës.

Pfizer /BioNTech tha se vaksina e saj tregoi 90.7% efikasitet kundër koronavirusit në një provë klinike të fëmijëve të moshës 5- 11 vjeç

Popullsia 9.4 milionë e Izraelit është relativisht e re, me rreth 1.2 milionë fëmijë në grupmoshën 5-11 vjeç. Zyrtarët shëndetësorë kanë pasur dyshime se vendi mund të arrijë “imunitetin e tufës” nëse ata fëmijë nuk vaksinohen.

Një sondazh i opinionit në Izrael javën e kaluar tregoi se 27% e prindërve do të lejonin fëmijët e tyre nën moshën 12 vjeç të merrnin vaksinën, 33% ishin kundër dhe 40% ishin të pavendosur.

Artikulli paraprakFOTO/ DALIN PAMJET E SHPËRTHIMIT TERRORIST NË LIVERPUL
Artikulli tjetërFLOR MUMAJESI BABA PËR HERË TË PARË? FOTO QË BËRI FANSAT TË ALUDOJNË