Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme mbizotërojnë motin në vendin tonë, ku në Zonat veriore do ketë dhe ndonjë shi të izoluar. Pas mesditës vranësirat shtohen në territorin shqiptar duke sjellë reshje me intensitet mesatar në veri dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë Shqipërinë. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në 11°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakZBULOHET ARMA E FRIKSHME E MARINËS SË SHBA, PARA SAJ BOMBA ME HIDROGJEN DUKET SI “LODËR”
Artikulli tjetërKOORDINATORI PËR ZGJERIMIN, MICHAEL GAHLER: QEVERIA NË TIRANË TË MOS PËRGOJOJË BE-NË, POR TË PLOTËSOJË KUSHTET PËR ANËTARËSIM