Thethi, fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare është kthyer në një prej destiancioneve më të vizituara nga turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

I gjendur në qendër të Parkut Kombëtar, Thethi rrethohet nga bukuri të papërsëritshme natyrore dhe shtrihet mes majave nga ku buron lumi i Shalës; Majave të Radohimës, Harapit, e Alisë, majës së Hekurave dhe majës së Zorgjit.

“Mes freskisë dhe bukurive sekrete të Thethit”, shprehet Kryeministri Edi Rama krahas pamjeve të ka publikuara në rrjetet sociale si ftesë për ta vizituar në këto ditë me temperatura të larta.

Projektet për Thethin si një destinacion europian turistik, krahas përfitimit të titujve të pronësisë për shtëpi e bujtina, si dhe të një sërë masave të përfshira në paketën e maleve, e cila po përgatitet dhe është drejt përfundimit, – janë pjesë e objektivit të qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone të veriut, duke krijuar një ekuilibër midis natyrës, zhvillimit turistik, ekonomisë, kulturës dhe komunitetit.

Në fund të muajit qershor, në takimin e Kryeministrit Rama me banorët e Thethit u prezantua projekti për Thethin e së nesërmes, që në harmoni me të gjitha elementët e tjerë, do ta lehtësojë vendimin e shumë emigrantëve të këtyre zonave, që të kthehen dhe me kursimet e tyre të bëjnë më shumë ekonomi se sa në emigracion.

Artikulli paraprakI NXEHTI AFRIKAN “PËRVËLON” SHQIPËRINË, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërSEANCA PËR MASAKRËN E GËRDECIT, MEDIU U DREJTOHET 5 EKSPERTËVE TË THIRRUR NË SEANCË: DUA TË DI KUSH JANË PËRGJEGJËSITË E MIA