Ky është Pjetër Gocaj, babai i dy vëllezërve të vrarë në plazhin e Velipojës Edmond dhe Xhovan Gocaj. 64 vjeçari me lot në sy tregon ngjarjen e tmerrshme të mesnatës kur Kujtim Ferracaku që mbeti edhe ai i vrarë erdhi bashkë të vëllanë, nipin dhe disa persona të tjerë duke qëlluar brenda oborrit të hotelit të familjes Gocaj pas një konflikti për shezllonet. Babai që humbi dy djemtë thotë se Edmondi dhe Xhovanin ia vranë tek dera e shtëpisë dhe se nuk i duhet jeta më.
64 vjeçari thotë se djemtë e tij i vendosën shezllonet aty ku i kanë patur vitin e kaluar duke pritur që të bëhej ndarja e këtyre hapësirave publike në plazhin e Velipojës nga Agjencia e Bregdetit, proces që sipas babait të dy djemve që humbën jetën nuk kishte përfunduar ende.
Pjetër Gocaj i bëri apel shtetit shqiptar që ta zbardh këtë ngjarje të plotë ndërsa çdo do t’ia lërë në dorë drejtësisë.