Rrëshqitja e dheut në fshatin e Sopotit pranë Valbonës ka bërë që të rrëzohet shtylla e fiderit Rragam.

Megjithatë nuk ka munguar angazhimi i një elektricisti, i cili është treguar i gatshëm të bëjë punën e tij edhe në kushte tejmase të vështira.

Në mes të lumit që vërshonte, ai është futur për të bërë të mundur rikuperimin e shtyllës dhe sistemin e fiderit.

Puna e tij guximtare ka bërë që të kthehet energjia elektrike për banorët e 5 fshatrave të zonës!

Artikulli paraprak“5 MAJI” BËN BASHKË KRERËT E SHTETIT
Artikulli tjetërPAKTI ME GREQINË, BUSHATI NGA SHKODRA: DO JETË NJË PAKT KU PALËT NUK TENTOJNË T’IA HEDHIN NJERI-TJETRIT