Pjesë e rrugicave të pandërtuara në qytetin e Shkodrës është edhe rruga “Bashej”, e cila ndodhet në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”. E njohur si një ndër më të vjetrat të qytetit, në këtë rrugë nuk është ndërhyrë prej vitesh për sistemimin dhe asfaltimin e saj.

Si pasojë, banorët e kësaj zone e kanë tepër të vështirë lëvizjen pasi e gjithë gjatësia e saj është e zënë nga pellgjet me ujë. Sipas banorëve, në këtë rrugë ekziston një projekt për ndërtimin përfundimtar dhe bashkia Shkodër është në dijeni të problematikës, por akoma nuk është bërë gjë për t’u shpëtuar vështirësive.

Më të vëshitirë kalimin në këtë rrugë e kanë fëmijët, të cilët e kanë thuajse tëv pamundur lëvizjen. Problematike është gjendja edhe për lëvizjen e automjeteve, sidomos atyre të voglave.

Artikulli paraprakPD PËRBALLË LUFTËS NDAJ KRIMIT
Artikulli tjetërKALAJA ROZAFA E ZHYTUR NE ERRESIRE