Kjo është rruga që përshkojnë dhjetëra fëmijë për të shkuar në shkollë. Këta nxënës përballen çdo ditë me vështirësi në lëvizje ndërkohë që e vetmja mënyrë për të shkuar në shkollë pa këmbë të lagura është të kalojnë përmes varrezave. Ata thonë se nuk e duan një gjë të tillë, por është e vetmja mënyrë për të kaluar në anën tjetër të rrugës ku i pret furgoni.
Ndërkohë, banorët tregojnë se me fillimin e stinës së reshjeve lëvizja bllokohet për shkak të gropave të mbushura me ujë.
Ata kërkojnë zgjidhje sa më parë të këtij problemi.Kjo situatë kërkon zgjidhje prej 30 vitesh, por pavarësisht premtimeve në fushata elektorale ende nuk është investuar për rikonstruksionin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve në varrezat e qytetit.