Qindra banorë të lagjes “Qafhardhi” të qyteti të Shkodrës përballen me një shqetësim jot ë vogël prej më shumë se dy vitesh.

Rrugët “Koplikej” dhe “Kupe Danja” kanë rënë pre e vandalizmit të vjedhjeve të kapakëve të pusetave. Në të gjithë gjatësinë e këtyre rrugëve, pothuajse të gjitha kapakët janë vjedhur për t’u shitur për skrap nga njerëz të papërgjegjshëm. Banorët bëjnë me dije se kjo situatë është alarmante dhe njëkohësisht e rrezikshme për kalimin e kalimtarëve.

Mungesa e kapakëve të pusetave, përveçëse një problem për lëvizjen e qytetarëve, bënë të mundur zënien e kanaleve të kullimit me inerte dhe mbeturima. Në sezonin e shirave kullimi i ujit kthehet në një shqetësim më vete.

Artikulli paraprakSHPENZIMET E PARTIVE POLITIKE NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërMËSUES PËR FËMIJË ME AFTËSI NDRYSHE