Në qendrën shëndetësore Mes, të njësisë Postribë është rritur numri I të rinjve që aplikojnë dozën e parë të vaksinës. Mjeku Sokol Zhabjaku thotë se në ritjen e shifrave kanë ndikuar edhe rregullat e vendosura në fillim të muajit janar nga qeveria.
Aktualisht, në këtë qendër shëndetësore janë vaksinuar më shumë se 2000 banorë të zonës, prej të cilave 700 janë doza të treta. Mjeku Sokol Zhabjaku ka edhe një thirrje për të gjithë të rinjtë që janë vaksinuar ende ndaj COVID-19.
Si shkak I shtrëngimit të masave në fillim të muajit janar për punonjësit e administratës dhe supermarketeve, në të gjitha bashkinë është rritur ndjeshëm numri I personave që janë vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë.