16 ditët e aktivizmit bënë bashkë në Shkodër Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe “We bike Albania” me mesazhe kundër dhunës ndaj gruas. Bashkë me disa të rinj të shkollave dhe aktivistë bënë një xhiro me biçikleta nga sheshi i bashkisë deri tek busti “Nënë Tereza” në qendër si shenjë sensibilizimi ndaj qytetarëve kundër dhunës me bazë gjinore.
Zëvendës kryetarja e bashkisë Shkodër Teuta Qyteza i bëri thirrje vajzave dhe grave që ta denoncojnë në kohën dhunën në familje në mënyrë që duke heshtur të mos përfundojnë në viktima.
16 ditët e aktivizmit do të vijojnë me të tjera aktivitete sensibilizuese e ndërgjegjësuese duke përfshirë të gjithë shoqërinë me qëllim që rastet e dhunës në familje të jenë në shifra sa më të pakta.