Mendimtari islam nga Damasku Salahudin Ahmet Keftaro u rikthye në qytetin e Shkodrës në një vizitë pas një ftesë nga myfnia Shkodër. Dijetari Keftaro mori pjesë në faljen e të premtes në xhaminë e Medresesë duke thënë se pavarësisht sfidave që përballemi duhet që t’i përballojmë.
Dijetari Keftaro në këtë mesazh të tij drejtuar besimtarëve falenderoi Myftininë Shkodër për këtë ftesë për të qenë sërish në këtë qytet.