“Uji për paqen” është tematika në këtë 22 mars, ditën botërore të ujit. Në këtë ditë të rëndësishme që i kushtohet ujit shoqëria ujesjëllës kanalizime qarku Shkodër zhvilloi një aktivitet informues mbi mesazhet e kësaj date. Inxhierja e mjedisit për trajtimin e ujrave pranë UKQ Blerina Artunda foli mbi këtë organizim dhe falenderoi qytetarët shkodran për pjesëmarrjen.

Inxhinierja Artunda tregoi se tashmë numri i debitorëve në qarkun Shkodër nga afro 22 mijë që ishte kur nisi reforma për shlyerjen e debive pak kohë më parë është duke u ulur ndjeshëm falë bashkëpunimit të abonentëve dhe ndërgjegjësimit të tyre.

Të vegjlit mes muzikës, lojrave dhe personazheve të dashur për ta u argëtuan në aktivitetin e organizuar nga ujësjellës kanalizime qarku Shkodër. Dita botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB në dhjetor të vitit 1992 dhe ka për qëllim rritjen e rëndësisë në mbrojtjen e ujërave si shkak i mungesës së ujit të pijshëm në shumë shtete të botës.

Artikulli paraprakSHKODRA MIRËPRET KONGRESIN BOTËROR TË IPA
Artikulli tjetërPARKING I RI PUBLIK NË SHIROKË