Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i ka kushtuar një mesazh të rinjve shqiptasre me rastin e Javës së Evropës.

Diplomati evropian thotë se e ardhmja e të rinjve është në BE.
“Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë.

Të rinjtë janë e ardhmja e vendit – dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta”, thuhet në mesazhin e Sorecës.

Mesazhi i plotë i Luigi Sorecës
Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit – dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian.

Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta. Për ne, kjo do të thotë të bëjmë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Për të përgatitur Javën e Evropës 2019, ne jemi angazhuar me shkollat, universitetet dhe organizatat rinore për të krijuar hapësira dialogu. Hapësira ku mund të diskutohen prioritetet, ndjenjat rreth Bashkimit Evropian, shpresat dhe shqetësimet e të rinjve.

Në vitin 2019, u prezantua një Strategji e re Evropiane për Rininë që të rinjtë të artikulonin prioritetet e tyre dhe të merrnin pjesë në politikë-bërjen e BE-së. Java e Evropës 2019 shënon fillimin e këtij dialogu të strukturuar me BE-në në Shqipëri.

Çdo ditë unë takoj të rinj shqiptarë të cilët janë aktivë, të përkushtuar dhe plot iniciativë. Java e Evropës 2019 është për ata. Ne duhet t’u njohim meritat të rinjve që dalin vullnetarë për të mbështetur njerëzit në nevojë

, për të ruajtur natyrën ose, thjesht, që janë të përkushtuar për të ndihmuar komunitetin e tyre. Demokracia lulëzon përmes vullnetarizmit dhe altruizmit.

Gjatë Javës së Evropës 2019, të rinjtë do të jenë në zemër të integrimit të Shqipërisë në BE. Le ta çlirojmë Fuqinë e Rinisë!
Ambasador Luigi Soreca
Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri

Artikulli paraprakLIRIA E MEDIAS, AMBASADA E SHBA: KUJTESË PËR POLITIKANËT DHE DITË REFLEKTIMI PËR MEDIAN
Artikulli tjetërKEQTRAJTONTE FAMILJEN DHE I KISHTE NXJERRË NË RRUGË, ARRESTOHET SHQIPTARI