Një mesazh i ri zanor i Hamza bin Laden, i biri i Osama, është publikuar këtë të mërkurë nga rrjeti transmetues i Al Kaedës, As Sahab Media.
Në mesazhin e tij, i biri i sheikut të terrorit shfryn ndaj regjimit saudit, duke bërë thirrje për një “intifadë” për të çliruar vendin nga familja Al Saud dhe nga Shtetet e Bashkuara. Hamza, që është rreth 25 vjeç, ishte me të atin në Afganistan momentin e sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe ka jetuar me të më pas në Pakistan. Vitin e kaluar, lideri aktual i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri ia prezantoi të riun gjithë botës përmes një mesazhi zanor. Ky i sotmi është mesazhi i katërt i djalit të ish-presonit më të kërkuar në botë. Në atë parardhës, në korrik, ai kërcënonte me hakmarrje kundër Amerikës për vdekjen e të atit.