Luksemburgu shpreh shqetësimin për numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria dhe kërkon të vijohet marrja e masave për të ndaluar një fenomen të tillë.
Në Tiranë ndodhet sot Ministri i Emigracionit dhe i Azilit të Dukatit të Madh të Luksenburgut, Jean Asselborn i cili e quajti fluksin e azilkërkuesve “problematik” dhe kërkon reagim të menjëhershëm. Jo vetëm kaq Jean Asselborn u ndal dhe tek braktisja e të miturve. Duhet të përpiqemi të mos e lejojmë një gjë të tillë, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Ditmir Bushati paraditen e sotme në ambientet e këtij institucioni
Jean Asselborn “Ditmir ti i di problemet tona. Nuk është vetëm problem i Luksemburgut por edhe i vendeve të tjera europiane. Në Luksemburg fluksi i azilkërkuesve është problematik. Pas liberalizimit të vizave në 2010 qëllimi kryesor i regjimit pa viza nuk është që të promovohen kërkesat e pabazuara për azil. E di që keni bërë shumë përpjekje e vazhdoni e të bëni shumë përpjekje.
Madje keni marrë vendimin për të dërguar një avion nga Shqipëria për në Bruksel për të marrë qytetarët tuaj që janë në Bruksel pa të drejtë qëndrimi. Në Luksemburg kemi procedurat për përshpejtimin e kthimit. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë se zbatojmë këtë procedurë. Të gjithë kanë të drejtën të thonë jam azilkërkues por procedura nuk mund të marrë vite të tëra. Prandaj na duhet të reagojmë menjëherë. Të miturit dërgohen pa prindërit e tyre. Duhet të përpiqemi të mos lejojmë një gjë të tillë.