Shënjtërimi i Nënë Terezës është celebruar në Koruna, Spanjë, nga artisti i njohur, muzikanti Florian Vlashi, me një koncert kushuar patriotes së tij të titulluar “Mesazhi i Nënë Terezës”, organizuar kete fundjave në Katedralen Santiago de Compostela.

Grupi Instrumental Siglo XX, drejtuar nga Vlashi, interpretuan pjesë nga “Shtatë fjalët e fundit të Jezu Krishtit “, kompozuar nga Joseph Haydn. Koncerti i organizuar nga Katedralja Santiago de Compuesta ne bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Madrid, vec pjeseve instrumentale përmblidhte tekste të shkruara nga Nënë Tereza të lexuara Don Elisardo Temperán Villaverde. “Janë fragmente që më kishin mbetur në mënd dhe në një mënyre apo në një tjetër ndikuan në formimin tim”, thotë Vlashi, me nje karriere brilante ne Spanje, Anetar Nderi i Albanian Excellence. Tingujt e tij virtuale dhe orkestra e krijuar nga ai, krijuan nje atmosfere hyjnore ne kete Katedrale, ku kishin ardhur shume njerez ne nderim te shenjtores shqiptare e nderuar kete here nga shqiptari Florian Vlashi.Florian Vlashi thekson se “shënjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan, është një ngjarje me një rëndësi të jashtëzakonshme, përtej besimeve fetare apo shteteve. Nënë Tereza është një humaniste në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale dhe figura si ajo janë shumë të nevojshme në momentet e krizave të vlerave njerëzore. Ajo erdhi nga një vend si Shqipëria, që është shëmbull shumë i mire. Titulli i koncertit është “Mesazhi i Nënë Terezës”, por unë nuk jam në gjëndje ta formuloj këtë mesazh. Çdo përcaktim do të ishte i pjesshëm. Fjalë që më shumë do t’i afrohej mesazhit të saj, do të ishte dashuri. Ajo thoshte një frazë që më duket një filozofi e tërë, “Dashuro deri në dhembje”. Pas një fraze si kjo është më mirë të mos thuash asgjë. Vetëm mendo në heshtje. E njoh jetën e saj, kam lexuar mjaft nga librat e saj, të cilët i kam “keqtrajtuar” nga shënimet me laps. Por, më vjen keq për një gjë, që kurrë nuk e kam takuar personalisht, megjithëse kam ardhur shpesh tek qyteti im që nga fundi i viteve ’80. Më kujtohet një nga ditët, duke ecur në shëtitoren e bregdetit, rastisa përballë shtëpisë së murgeshave, kur më ndalon tek këmbët një makinë e bardhë. Tek sedilja e pasme ishte ulur Nënë Tereza. Asnjë fjalë, asnjë përshëndetje, asnjë buzëqeshje. Ishte veç një takim shikimi jo më shumë sesa një sekond. Kjo ishte e gjitha. Kanë kaluar 27 vjet nga ai sekond.

Artikulli paraprakGAZETA ZVICERIANE “BLICK”PUBLIKON 10 SHQIPTARET ME TE FAMSHEM NE BOTE
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 12.09.2016