Mesazhi i Papës për Pashkët: Reflektim për emigrantët që vuajnë pasojat e rënda
Në mesazhin e tij me rastin e Pashkëve, Papa Francesku shprehu domosdoshmërinë e mosinjorimit të emigrantëve të cilët po vuajnë pasoja të rënda. “Nëse përpiqemi të imagjinojmë atë skenë do të shohim shumë fytyra të tjera në fytyrat e atyre grave. Do të shohim fytyrën e nënave dhe gjysheve, do të shohim edhe ato të fëmijëve dhe të rinjve që mbajnë mbi shpatullat e tyre barrën e rëndë të padrejtësisë dhe brutalitetit. Do të shohim të reflektuar ata që ecin në rrugëve qyteteve tona” tha Papa Francesku. Po ashtu ati i shenjtë apeloi edhe politikanët që të gjejnë gjuhën e përbashkët përmes dialogut. Nuk munguan as lutjet për jetët e humbura në Siri, si pasojë e konfliktit disa vjeçar.