Arben Kraja ka folur shkurtimisht pas zgjedhjes si kryetar i Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kraja u dërgoi një mesazh qytetarëve duke kërkuar prej tyre që të kenë besim se të gjithë anëtarët e SPAK-ut do të bëjnë detyrën që kanë marrë përsipër.

Kraja u përgjigj: “Të kenë frikë ata që shkelin ligjin”.
Gjithsesi, Kraja deklaroi se nuk është përcaktuar ende se cila do të jetë dosja e parë që do të hetohet nga SPAK, ku mendohet se do të kalojnë gati 160 procedime.

Arben Kraja theksoi se duhet një bashkëpunim më i madh me partnerët ndërkombëtarë për të ndryshuar opinionin negativ që ata kanë krijuar mbi institucionet shqiptare.

Artikulli paraprakTRAGJEDIA E PARALAJMËRUAR, VIKTIMA DENONCOI GARDIANIN TRE DITË MË PARË
Artikulli tjetërI DËNUAR ME BURG, ISH POLITIKANI DUHET TË KISHTE PËRFITUAR IMUNITETIN SI EURODEPUTET