Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për turizmin duke dhënë një mesazh të qartë që të mos përsëriten gabimet e këtij viti që kanë ulur fluksin e turistëve. Rama thotë se duhet të ecin me mencuri për të reaguar ndaj gabimeve në planifikm.

“Industria jonë e turizmit ka hyrë në një fazë tjetër që kërkon rritje të domosdoshme të nivelit të kuptimit të pozicionit të operatorëve tanë në tregun ku ndodhemi. Jemi në mes faktorësh konkurrues që kanë eksperiencë të gjatë dhe ofertë turistike spektakolare që nga Kroacia, Greqia e Italia, por nëse do të dimë të ecim me mencuri dhe të reagojmë edhe ndaj gabimeve në planifikim e qasje sic ka ndodhur këtë vit në ndonjë zonë të bregdetit ku për shkak të cmimeve absurd, fluksi i turistëve ka qenë shumë më i ulët sesa do të duhej të ishte, me siguri që Shqipëria 2030 do të jetë përtej objektivave tona.

Shpresoj që shumë shpejt të firmosim kontraktën më të madhe për portin turistik të Durrësit e ta kemi Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm pa as më të voglin diskutim. Shpresoj që brenda këtij mandate do të shohim aeroportin e Vlorës të bëhet operacional, të Kukësit të fuqizohet dhe të Rinasit të zhvillohet”, tha Rama.

Artikulli paraprakRAMA: NGA NESËR, QYTETARËT SHQIPTARË NUK DO TË KENË KONTAKT ME POLICIN, PROCESI I RI ZGJAT MË PAK SE 30 SEKONDA
Artikulli tjetërKOSOVA MBYLL DY DOGANA, SERBËT NISIN REVOLTËN, KURTI DEL ME VIDEO-MESAZH URGJENT