Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një mesazh i cili është afishuar në faqen e një pallati në qytetin e New York. Nuk është fundi i botës, kur i sheh rrugët, stadiumet bosh, shkruhet në mesazhin i ripublikuar nga Basha, por është një akt dashurie për njerëzit që kanë imunitet të dobët.

Mesazh kuptimplotë e quan Basha, për të cilët thekson se nuk duhet t’i themi vetes që ky është fundi i botës, por akti i solidaritetit botëror.

“Kur hedh vështrimin përreth, dhe sheh rrugë bosh, stadiume bosh, stacione bosh, mos i thuaj vetes “erdhi fundi i botës”.

Kjo që sheh është akt dashurie. Kjo që po sheh, në këtë hapësirë negative, tregon në fakt sa shumë ne kujdesemi për njëri-tjetrin, për gjyshërit tanë, për vëllezërit dhe motrat tona me imunitet të dobët, për njerëz që nuk i njohim e nuk do ti takojmë ndonjëherë!

Disa do të humbin punën prej kësaj, disa do të humbin bizneset e tyre, dhe disa edhe jetën. Kjo na jep edhe më shumë arsye për t’u ndalur një çast kur jemi jashtë duke ecur, apo rrugës për të bërë pazaret, apo duke parë lajmet, dhe duke parë përtej kësaj zbrazëtire, të mrekullohemi me gjithë këtë dashuri. Të na mbushë dhe forcojë shpirtin!

Ky nuk është fundi i botës. Ky është akti i solidaritetit botëror më i jashtëzakonshëm që mund të shohim ndonjëherë!”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakNGA E SHTUNA NË 13:00 DERI TË HËNËN NË 05:00 ASKUSH JASHTË! RAMA: TË GJITHË NË SHTËPI
Artikulli tjetërRAMA: EKONOMIA NGRIHET, POR TË VDEKURIT NUK NGJALLEN MË! ARMIKU NA KA SHKATËRRUAR BARRIKADËN E BLUZAVE TË BARDHA!