Një vajzë ka bërë një parashikim thuajse profetik mbi sulmin terrorist në Shën Petersburg të Rusisë, ku humbën jetën 12 persona dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur.
Sulmi ka ndodhur 6 orë pas postimit të një mesazhi në rrjetin social Twitter, ku paralajmëronte se sot do të kishte sulm terrorist. “Ka kaluar kohë e gjatë pa ndodhur ndonjë sulm terrorist. Sot do të ndodhë një, vetëm prisni të ndodhë”, ishte mesazhi që shumë prej ndjekësve nuk e morën seriozisht e madje disa thanë se ishte një shaka. Në fakt askush nuk do ta besonte dhe nëse nuk do të kishte ndodhur, ky mesazhi nuk do të shpërndahej në mbarë botën.