Humbja e vëllait të saj, Elton Maçolli, mbremjen e se shtundes ne nje aksident automobilistik ia ka bërë të pamundur që të shkruajë më shumë rreshta për njeriun e saj të shtrenjtë, e megjithatë një mesazh të ndjerë nuk ia ka kursyer, edhe pse ai nuk mund ta shohë.

Në mesazhin e saj të parë dhe të fundit, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti i jep lamtumirën e fundit vëllait, edhe pse e “zemëruar” me Zotin sepse brenda një harku kohor shumë të shkurtër i ka marrë nga kjo botë dy persona shumë të rëndësishëm, në fillim motrën e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe më pas vëllanë në një aksident rrugor.

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë”, shkruan ajo.

Artikulli paraprakCDU/CSU: RRUGA PËR NË BE MBETET E HAPUR PËR SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË
Artikulli tjetërKONTROLL NE BURGJE PER CELULARE,VENDET KU I FSHEHIN TE BURGOSURIT