Përcillet për në banesën e fundit Noemi Preka. Vajza 10 vjeçare e familjes Preka që humbi tre anëtarë menjëherë pas përplasjes fatale, ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin e Shkodrës, ku qëndronte në koma prej pasdites së të dielës.

Në aksidentin e 18 shkurtit humbi të atin, Edmondin, motrën 5 vjeçare Ajselin dhe vëllanë më të vogël Rajan. Edhe mesuesja e Noemit ka dhënë dhe një mesazh ngushëllues:

Mesuesja e Noemit: Kisha 20 dite qe do dilja ne pension dhe po mendoja te organizoja nje feste te madhe me nxenesit dhe jo nje funeral qe na le te gjitheve pa fjale. Noemi ka qene nje nga nxeneset me te shkelqyera qe kisha, e donte jeten dhe kishte entuziazem ne cdo gje qe bente. Nuk arrij te kuptoj kete qe ndodhi nuk kam fjale, Noemi do na mungoje te gjitheve”

Artikulli paraprakVELIPOJA NË ZI, PËRCILLET NË BANESËN E FUNDIT NOEMI PREKA
Artikulli tjetërASISTENCA, BASHA: NGRIHEMI NË PROTESTA,RAMA:ZOGJTË E KORBAVE