Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti do jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-herëshme, në pjesën më të madhe të territorit, por pasditja sjell sërish shtim të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke rrezikuar dhe ndonjë shi të izoluar.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Vranësira dhe reshje shiu e dëbore vijojnë Europa Veriore, Qendrore dhe pjesërisht vendet e Rajonit, por rajoni i Mesdheut dhe pjesa më e madhe e Europës Lindore dhe Ishujt Britanikë dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.