Katedralja e “Shën Shtjefnit” në Shkodër ka përkujtuar 13 vjetorin e lumturimit të Nënë Terëzës në Vatikan nga Papa Gjon Pali II.

Mesha e shenjtë u kremtua nga famullitari dom Artur Jaku i cili tha se ky është viti i fundit i përkujtimit të lumturimit të Nënë Terezës sepse tashmë është përmbyllur etapa e fundit, ajo e shenjtërimit të saj. Dom Artur Jaku solli në vëmendje momentin e veçantë të lumturimit të Nënë Terezës përpara 13 vitesh. Famulltari foli edhe për rëndësinë që ka marrë Shën Tereza në botë. Tashmë do të thirret Shën Tereza dhe jo më Nënë Tereza pas shenjtërimit nga Papa Françesku duke plotësuar dëshirën e Papa Gjon Palit II por edhe mbarë botës së krishterë.

Artikulli paraprakRRËFIM – ASTRIT RAHMANI (TUTI)
Artikulli tjetërREKTORI: PRESIM FOND PËR MOBILIMIN TEK NDËRTESA E RE