Miq, të afërm, familjarë, personalitete te jetës politike në Shkodër dhe me gjërë i kanë dhëne lamtumirën e fundit, ish ambasadorit Shqiptarë në Vatikan Rrok Logu.

Mesha e shenjtë është zhvilluar në kishën franceskane në Shkodër ku mesazhet dhe nderimet nuk kanë munguar as nga selia e shenjtë. Perfaqesues te institucioneve publike në Shkodër, deputet dhe drejtues të lartë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë, të drejtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës shkodër pult, Mons Massafra, nderkohe qe ish kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka pëcjellë mesazhet për familjen dhe miqtë e tij.

Lindi në 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës, në një familje të persekutuar nga regjimi komunist. Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë,ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës,anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë, ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës. Ai u nda nga jeta pak ditë me parë në moshën 55 vjeçare

Artikulli paraprakBALLISTI, BUSHATI: GJITHÇKA PËR TË PENGUAR EKSTRADIMIN NË SERBI
Artikulli tjetërPARANDALOHET KONFLIKTI MES DY VËLLEZËRVE, SEKUESTROHEN ARMË DHE MUNICIONE