Pakica serbo – malazeze ka kremtuar këtë të martë meshën e shenjtë të krishtlindjes ortodokse në kishën e Shën Trinisë, në Vrakë të Malësisë së Madhe. Pavlo Jakoja, kryetari I shoqatës serbo-malazeze në Shkodër “Rozafa Moraça” tha se kjo është një ditë e rëndësishme për këtë komunitet.

Pjesëmarrja e besimtarëve ortodoks të zones është e ulët u shpreh kryetari I shoqatës serbe në Shkodër, për shkak se 85% e banorëve të zonës kanë emigruar.

Kremtimi I meshës së shenjtë në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe, është kthyer në një traditë të përvitshme nga komuniteti serbo-malazez.

Artikulli paraprakPOLICIA ZBARDH VRASJEN NË POSTRIBË, TË ARRESTUAR 2 VËLLEZËR
Artikulli tjetërRIKTHEHEN DISA TË DËMTUAR TE VLLAZNIA