Kisha katolike e Shkodrës kremtoi meshën e shenjtë në oborrin e kalasë Rozafa, ngjitur me rrënojat e objektit kishë-xhami në atë kala. Famullitari i Shkrelit dom Nikolin Sheldija gjatë predikimit për ditën e Shën Shtjefnit tha se shpesh e humbim domethënien e paqes nga emocionet politike, shoqërore e fetare.

Famullitari Sheldija duke përmendur Papa Françeskun tha se duhet të kemi kujdes nga djajtë e edukuar ndërsa solli edhe shembullin e të lumit Vinçens Prenushi i cili ngriti flamurin në kalanë Rozafa.

Në atë objekt në kalanë Rozafa në shekullin e 13-të u ndërtua një kishë mesjetare ndërsa gërmimet arkeologjike më përpara kanë zbuluar një varr të shekullit të 5-6 të erës sonë i cili mund t’i përkasë një kishe paleokristiane. Kisha funksionoi deri në shekullin e 15-të dhe më pas me ardhjen e otomanëve u kthye në xhami deri në mesin e shekullit të 19-të ndërsa më pas u kthye në depo municioni. Në vitin 1910 një shpërthim baruti e dëmtoi masivisht ndërtesën në të cilën kanë mbetur vetëm rrënojat por duke mbartur vlera historike e kulturore.

 

Artikulli paraprakCERTIFIKATË PRONËSIE KUVENDIT KARMELITAN NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërSHKODËR, NISMA “GATUAJ NJË PJATË MË TEPËR”