Në meshën pontifikale solemne të mbajtur në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër arqipeshkëvi I Shkodrës imzot Angelo Massafra bëri përshëndetjen e fundit në përfundimin e shërbimit baritor. Në fjalën e tij, Arqipeshkëvi Massafra përcolli mësimin e fundit, ndërsa uroi imzot Giovanni Peragine për detyrën e re si arqipeshkëv I dioqezës Shkodër – Pult.
I pranishëm në meshën solemne ishte edhe nunci apostolic Luigi Bonazzi ndërs falenderoi arqipeshkëvin Massafra për kontributin e dhënë për 3 dekada në Shkodër.
Monsinjor Angelo Massafra shërbeu për 31 vite si misionar françeskan në Shkodër, prej të cilave 28 vite shërbeu si arqipeshkëv I dioqezës Shkodër – Pult duke dhënë një kontribut të shquar për besimtarët e krishterë dhe kishën katolike.