5 shtatori shënon një ditë historike për kombin shqiptar, 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Në kishën e Vau Dejësit u kremtua mesha e shenjtë teksa i ftuar për ta kremtuar ishte ipeshkëvi i Rrëshenit dom Gjergj Meta. Në predikimin e tij përpara besimtarëve dom Gjergj Meta tregoi historinë e një peshkatari kur Jezu Krishti i tha të peshkonin në ujin e thellë që për të krishterët nënkupton pasigurinë duke dhënë një mesazh për shoqërinë por edhe politikën
Ajo që duhet të bëjmë tha dom Gjergj Meta nuk është vetëm të notojmë cekët për t’i prekin thellë gjërat, atje ku janë pasiguritë tona, dhimbjet dhe vuajtjet
Pas mesheës së shenjtë personat me aftësi ndryshe sëbashku me priftërinjtë vendosën lule tek busti i Nënë Terezës që është afër katedrales së Vau Dejësit duke u lutur për një të ardhme më të mirë.