Në katedralen “Shën Shtjefni” të qytetit të Shkodrës po mbahet një meshë kushtuar të premtes së korpit të gjakut të Krishtit.
Mesha celebrohet nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra. Gjatë fjalës së tij, Imzot Massafra tha se kjo është një dhuratë e madhe kushtuar të gjithë besimtarëve. Ai shtoi gjithashtu se është e rëndësishme t’i pranojmë mëkatet, që Hyji t’ua falë ato besimtarëve të krishterë.