Në Zyrën e Punës në Shkodër, kërkesat më të mëdha pë të kërkuar një punë vijnë nga meshkujt. Këtë fakt e bën me dije vetë drejtorja e këtij institucioni, Rozafa Zmijani. Sipas saj, e gjitha kjo vjen si pasojë të problematikave që vetë tregu shfaq tek meshkujt. Zmijani thekson se pjesa më e madhe e burrave janë të prirur të kërkojnë punë në profesione, megjithatë vazhdon të mbetet problematike oferta, të cilat janë të pakta.

Meshkujt në shumicën e rasteve nuk e gjejnë veten në punë si fasoneria dhe si pasojë e kësaj nuk arrijnë të gjejnë punën që duan. Sipas Zmijanit, arsyet që çojnë në këto rezultate janë të ndryshme.

Sipas saj, biznesi në shumicën e rasteve vendos të gjej vetë specialist të ndryshëm apo punonjës.

Gjatë muajit nëntor janë kontaktuar 1600 biznese, aty ku Zyra e Punës ka adresuar specialistët për të formuar lidhje bashkëpunimi me ta.

Artikulli paraprakMERKATO E JANARIT TEK VLLAZNIA
Artikulli tjetër“PESHKU DO TË SHTOHET NË MËNYRË ARTIFICIALE”