Ministri Bushati ishte ne Shkoder ne rolin e koordinatorit te PS ne kete bashki ku mbajti nje mbledhje me antaresine dhe drejtuesit e institucioneve e cila ka zgjati me shume se 4 ore. Ai e konsideroi nje mbledhje rutine.
Megjithate burime nga brenda PS , kane qene me te qarte lidhur me diskutimet qe jane mbajtur ne kete mbledhje ku e pranishme ishte dhe zv kryeministra Senida Mesi dhe deputeti Luan Harusha.
Ne mbledhje kane hyre me rradhe drejtues te institucioneve ne Shkoder si dhe përfaqësues te grupseksioneve.
Ministri Ditmir Bushati dhe zv kryeministrja Senida Mesi i kane kerkuar socialisteve te rrisin numrin e anetaresimeve duke joshur permes punesimeve dhe pjesen e lekundur dhe pse jo te zhgenjyerit nga partite e tjera sic jane LSI apo dhe PD.
Ato kane kerkuar qe drejtuesit e institucioneve dhe kreret e grupseksioneve te jene te afert me qytetaret , ti japin zgjidhje problemeve te tyre duke mos i zvarritur dhe sorollatur dyerve te institucioneve.
Ndersa te shtunen do jene ne shkoder qeveria Rama per te diskutuar me bashkite e veriut lidhur me arritjet e platformes “bashkeqeverisja me qytetaret”.