Zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kanë zhvilluar një takim me studentët e ekselences ne universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.
Në takim me përfaqësuesit e qeverisë, studentët e Shkodrës patën mundësinë të shprehin pakënaqësinë për stazhin 1-vjeçar pas studimeve master. Ata gjithashtu shprehën pakënaqësinë për mangësitë në programet e studimit duke sjellë mangësi në formimin profesional pas studimeve “Pas programit Bachelor e Master si dhe stazhit, kemi mangësi” – mësohet të kenë thënë studentët.
“Jemi të vetëdijshëm që kërkesat tona nuk do të merren parasysh” – ka qenë një prej deklaratave më të forta të studentëve përballë zv/kryeministres Mesi dhe ministrit Bushati.
Të rinjtë kanë shprehur indinjatën e tyre për sistemin arsimor në përgjithësi duke thënë se mësuesi po zhvishet nga dinjiteti përpara nxënësit dhe se nuk po gjen më asnjë motivim per te shkuar ne pune