Prishi marrëdhëniet me Partinë Demokratike, tani tek një tjetër parti.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda do të jetë kryetarja e re e grupit parlamentar të Partisë Për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU. Lajmi bëhet me dije nga burime të PDIU, të cilët sqarojnë se lëvizja e Dodës në këtë funksion do të bëhet sapo të çregjistrohet zyrtarisht nga PD. Mesila Doda është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike 5 muaj më parë.
/ Star Plus TV /