SIPAS DODËS, KANDIDIMI I NJË GRUAJA DO TË SILLTE NË SHKODËR NJË GARË NDRYSHE. Teksa mes partive politike vijon shqyrtimi i kandidaturave të mundshme për kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore të 21 qershorit,
deputetja Mesila Doda propozon për PD-në deputeten Voltana Ademi për Shkodrën, për të sfiduar kandidaten e mazhorancës së majtë Keti Bazhdari. “Meqenese te gjithe po merremi me Tiranen, po mundohem te jap nje opsion tjeter. Ka nje kandidate grua nga e majta qe ka dale tashme per Shkodren, Keti Bazhdari. Do me pelqente shume qe perballe te ishte nje tjeter zonje nga e djathta, une do preferoja kolegen time Voltana Ademin”. Për Dodën, ky do të ishte rasti që gratë politikane të jepnin shembullin e një fushate pa kriminele dhe te forte. “Me kete rast, ne grate do mund te jepnim shembullin e nje fushate pa kriminele dhe te forte qe perdoren dhe nje model se si grate dine te bejne politike dhe ti sherbejne komunitetit te tyre shume me mire se burrat politikane”. Deputetja shkodrane Voltana Ademi ka mbajtur disa funksione të larta në instancat vendore të Shkodrës. Në vitin 2004 ka mbajtur postin e Nënkryetares së Bashkisë, Shkodrës. Në vitet 2007 – 2011 ka punuar si këshilltare pranë Këshillit të Bashkisë, Shkodër. Ndërsa nga viti 2011 deri në shtator 2013, ka qenë Prefekte e Qarkut Shkodër.