Zona e “Livadeve” të Shkodrës është vetëm njëra nga periferitë e qytetit në të cilën nuk është vënë dorë asnjëherë.

Banorët thonë se janë mbi 400 familje që jetojnë aty, ndërsa ajo që bie në sy momentin e parë është mungesa totale e infrastukturës rrugore. Por nuk janë vetëm dhjetëra km rrugë që lidhin lagjet me njëra-tjetrtën ato që janë amortizuar totalisht. Rrjeti energjetik gjithashtu është shumë i dobët, ndërsa kanalizimet mungojnë në pjesën më të madhe. Një panoramë e tillë të kthen në kushte mesjetare. Pavarësisht se largësia me qytetin e Shkodrës është jo më e madhe se 2 km, duket sikur flitet për dy realitete të ndryshme.

Artikulli paraprak“AS GËZUAR NUK TË THASHË”, MONODRAMË NË “MIGJENI”
Artikulli tjetërKREDI E PAGUAR, 2 SHTETAS NUK MARRIN MBRAPSHT DOKUMENTAT