Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë gjatë paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme do jenë në zonat Juglindore dhe Lindore. Pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me kthjellime në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 22°C mesdita në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore vijojnë me vranësira të dendura dhe temperatura të ulta, të cilat do të sjellin reshje dëbore. Ndërsa kthjellimet do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

Artikulli paraprakRAMA JEP SHIFRAT: JA SA PUNONJËS DHE BIZNESE KANË PËRFITUAR NGA PAGA E LUFTËS. PËR TË GJITHË TË PUNËSUARIT E PAMUNDËSUAR…
Artikulli tjetërMETA KUJTON 7 PRILLIN E PUSHTIMIT FASHIST