Mbi vendin tonë ditën e sotme gjatë paradites do të ketë vranësira dhe shira të pakët e të izoluar, ku më të dukshëm do jenë në qendër dhe Jug. Ndërsa orët e vona të pasdites përmirësojnë motin në territorin shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese, sipas meteoalb.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C verilindja deri në 28°C ultësira perëndimore. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.