Messi ka vendosur të nxjerrë në shitje apartamentin e tij superluksoze në Miami të SHBA-ve, të cilën e bleu vetëm 6 muaj më parë për 6.8 milionë euro. Apartamenti ka rreth 500 metra katrorë në katin e nëntë dhe katër dhoma gjumi, katër tualete dhe një taracë të madhe prej 200 metrash katrorë nga e cila mund të shijosh një pamje magjepsëse.
Messi zotëron gjithashtu një apartament në Porsche Design Toëer në Sunny Isles Beach, të cilin e bleu dy vjet më parë për 8.5 milionë euro.
Ai e ka nxjerrë në shitje apartamentin në Miami, po në atë shifër që e bleu, pra 6.8 milionë euro.
Prona është bërë e veçantë edhe nga një garazh robotik me 284 vende parkimi që u mundësojnë pronarëve të parkojnë pikërisht përpara apartamenteve të tyre.
Ndryshe, objekti ka tre ashensorë që i ngre makinat në banesa, të cilat kanë një pishinë private, restorant me tarracë, spa, xhakuzi dhe palestër.
Ndërkohë, Messi është duke u rikuperuar nga një dëmtim që ka marrë e që i mohoi debutimin në ndeshjen e 29 tetor në Ligën e Kampionëve ndaj RB Leipzig.