Me fillimin e vitit te ri shkollor , komisionet multi disiplinor kanë bërë evidentimin e nxënësve më aftësi ndryshe .
Sic pohon edhe përgjegjësja Elira Smakaj ,ky është një prioritet i Ministrisë së Arsimit , vendosja për mësues që punojnë për këto fëmijë. Janë plotë 38 shkolla në qytet dhe në fshat që kanë të vendosur mësues shtesë për femijët me aftësi ndryshe .
Siç tregon edhe përgjegjësja Elira Smakaj janë 20 mësues me kohë të plotë dhe të tjerët me kohë të pjesshme. Janë zhvilluar edhe seminare të vecanta për këto mësues , që kanë kurrikulën mësimore ndryshe nga të tjerët .